Lajme

U kërkua shkarkimi i Grenellit – reagon djali i Donald Trump

Donald Trump Jr, djali i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka bërë thirrje kundër kandidatit për asamble në New York, Marko Kepi.

Kundërshtimi i djalit të Donald Trump vjen pasi që ky i fundit kërkoi shkarkimin e të dërguarit special për Dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Trump Jr e ka dal haptas kundër republikanit Marko Kepi.

“Unë kam thënë që kundërshtari kryesor “republikan” i Mike sapo bëri thirrje që presidenti të pushojë nga puna Ric Grenell. Thirrjet e tilla Partia Republikane në New York nuk duhet miratuar pper gare”, ka shkruar Trump Jr.

Kepi, përmes një njoftimi të mërkurën, iu bashkua Lidhjes Qytetare Shqiptare në kërkesën për shkarkimin e Grenellit. Kepi kishte thënë se lëvizjet e Grenellit “mund ta çojnë në destabilitet Kosovën dhe rajonin”.

Më 21 prill, Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane kërkoi shkarkimin e Grenellit duke thënë se qasja është e gabuar dhe e destinuar për të dështuar.

Burimi

Back to top button