Lajme

U raportua se do të kalojë në AAK, kështu përgjigjet Haxhi Shala

Gjatë ditës së djeshme u raportua në mediet vendore se deputeti nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, do të kalojë sot në partinë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Gazeta Reporteri ka kontaktuar sot me deputetin Shala, i cili ka thënë se nuk është e vërtetë që do të kalojë në AAK dhe të gjitha këto janë vetëm spekulime.

Ai sërish ka theksuar se vota e tij për Qeverinë Hoti, është dhënë ‘për hatër’ të presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit dhe liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Gjatë fjalimit të tij dje në Kuvend, Shala është shprehur i pakënaqur me partinë e tij, pasi që, sipas tij, kjo parti është monopolizuar nga dy persona.

Burimi

Back to top button