Lajme

“U zgjova pa pantallona”/ Dalin rezultatet e analizave mjeko-ligjore për shqiptarin që vrau studenten greke

Para disa ditësh mediat greke raportuan se shqiptari i dënuar për përdhunimin dhe vrasjen e studentes greke u përdhunua në burg.

Ndërsa sot janë raportuar të tjera detaje lidhur me ngjarjen pasi pas dëshmisë së tij ai iu është nënshtruar analizave mjekësore për të vërtetuar pretendimet.

Aleksandër Luca i cili është dënuar me burg përjetë për krimin e kryer është njohur sot me përgjigjet e ekzaminimit mjeko-ligjor të cilat konfirmojnë pretendimet e tij për përdhunim nga të burgosurit e tjerë.

Sipas mediave greke mjekët e spitalit të burgut kanë konstatuar dëmtim të unazës anale duke provuar kështu pretendimet e Lucës që disa ditë më parë deklaroi se ishte rrahur dhe përdhunuar në qelitë e burgut dhe se ishte zgjuar pa pantallona në një ambient tjetër.

Ai ka deklaruar para policisë se përveçse është dhunuar seksualisht, është rrahur dhe sharë keq nga të burgosurit e tjerë.

Burimi

Back to top button