Lajme

Ukraina frikëson botën: Një zjarr i madh shpërthen pranë ish centralit të Çernobilit

Ukraina është në karantinë nga rreziku i koronavirusit, por tani duhet të mbrohet edhe nga një fatkeqësi tjetër, që vjen nga e kaluara. Janë ditë të tëra që rreth 400 zjarrfikës po luftojnë kundër një zjarri masiv në zonën përreth ish-centralit famëkeq të Çernobilit.

Deri më tani, zjarri është shpërndarë në rreth 3500 hektarë në zonat e braktisura nga njeriu pas aksidentit të vitit 1986. Por autoritetet janë të shqetësuara, më shumë se për zjarrin, për tymin që si pasojë po shpërndahet qindra kilometra më larg, duke interesuar vendbanime në Ukrainë, Rusi dhe Bjellorusi.

Edhe pse rreziku i kontaminimit është ulur ndër dekada, rrënjët e pemëve dhe bimësisë në zonën e ndaluar mbartin ende sasi domethënëse radioaktiviteti që mund të transportohen me zjarrin.

Autoritetet po mundohen, por për momentin pa sukses, të kufizojnë zjarrin në mënyrë që mos të prekë varrezat e automjeteve dhe pajisjeve metalike, shumë radioaktive, që ndodhen në afërsi të centralit, si dhe vetë godinën e saj.

Deri në këtë moment, në kryeqytetin Kiev dhe në qytetet e tjera të zonës së prekur, nuk regjistrohen nivele të larta radioaktiviteti, dhe autoritetet thonë se është pozitive që njerëzit janë pajisur me maska dhe ndodhen në karantinë, duke minimizuar kontaktin me ajrin e ndotur.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button