Lajme

Ura në Osijek shkëlqeu me ngjyrat e flamurit të Kosovës – si mbështetje në luftën kundër coronavirusit

Derisa bota po përballet me coronavirusin, edhe solidariteti nuk ka munguar.

Dhe kur flasim për solidaritet, ai është i mënyrave të ndryshme – që nga ndihma me para, pajisje mbrojtëse – duke mos munguar edhe ajo morale.

Kështu është duke vepruar edhe një qytet në Kroaci, i cili përmes ndriçimit të një ure të famshme të qytetit, po solidarizohet me vendet e prekura, përcjell Telegrafi.

Ura e këmbësorëve në atë qytet kroat ka shkëlqyer me ngjyrat e disa prej flamujve të disa vendeve të botës, përfshirë edhe atë të Kosovës.

Kjo është bërë e ditur edhe nga kryetari i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

“Qyteti i binjakëzuar me Prizrenin, Osijeku i Kroacisë, në shenjë të miqësisë tonë dhe solidaritetit në këtë kohë të pandemisë, ka ndriçuar monumentin më të famshëm të qytetit me ngjyrat e flamurit shtetëror të Kosovës”.

“Falënderoj përzemërsisht kryetarin e Komunës së Osijekut, z. Ivan Vrkić, për mbështetjen e cila është mjaft domethënëse në këto ditë të vështira ku po kalon e gjithë bota nga kriza shëndetësore e pandemisë”.

“Shpresoj që këtë krizë ta tejkalojmë së bashku sa më parë dhe të kemi bashkëpunim edhe më të fortë për t’u rimëkëmbur”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Back to top button