Lajme

Urimin e Barack Obamës për Ditën e Nënës do ta donin të gjitha femrat

Dita Ndërkombëtare e Nënës festohet gjithmonë në të gjithë botën të dielën e dytë të muajit maj.

Shumë personazhe të njohur nuk kanë nguruar të prezantojnë në këtë ditën nënën e tyre në rrjetet sociale, shoqëruar me një urim të hapur.

Mirëpo, më të veçantin e ka bërë ish-presidenti i SHBA, Barack Obama, i cili ka postuar një foto me bashkëshorten Michelle dhe shpreh fjalët më të ndjera, që do t’i donte çdo femër.

‘Edhe nëse nuk mund t’i jepni nënave në jetën tuaj një përqafim sot, shpresoj se mund t’u jepni atyre një falënderim shtesë sot. Faleminderit dhe Gëzuar Ditën e Nënave për gruan që i bën të gjitha të mundshme. Të dua Michelle Obama’, shkruan Obama.

Burimi

Back to top button