Lajme
Vajza e Astrit Deharit feston ditëlindjen, pranon torte nga kryeministri Kurti

Vajza e Astrit Deharit sot e ka festuar ditëlindjen.
Ajo, siç nuk ndodh zakonshëm, e ka pranuar tortën e ditëlindjes nga kryeministri në detyrë Albin Kurti.
Këtë e ka bërë të ditur babai i Astrit Dehariut, Avniu, përmes një postimi në Facebook.
“Albin, faleminderit shumë për tortën për ditëlindjen e Arsës. Të fala të përzemërta: Arsa, Arta , Xhemilja dhe Avniu”, ka shkruar ai.
Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje Astrit Dehari vdiq në rrethana të dyshimta në Qendrën e Paraburgimit në Prizren në vitin 2016.