Lajme

Vajzat flenë në makinë, shqiptari që u kthye nga Franca ankohet për kushtet e karantinës

Një familje shqiptare që është kthyer nga Franca po e kalon karantinën në makinë pasi në konviktin e Shkodrës, ku e dërguan për të bërë karantinën nuk ka kushte.

Vajzat e vogla janë fotografuar duke kaluar natën në makinë ndërsa babai ankohet se brenda ambienteve nuk ka as banjo, as ujë, as krevat.

Ish kryeministri Sali Berisha, citon informacionet e qytetarit dixhital duke thënë se qeveria bën mashtrim zyrtar për karantinën.

Mesazhi i kryefamiljarit
Përshëndetje
Quhem Mirsad Shabanaj dhe jam kthyer dje nga Franca me gruan dhe dy fëmijët 1 dhe 3 vjeç. Znj ministre e ka dhënë një urdhër që ata që janë me fëmijë duhet të karantinohen në shtëpi dhe për këtë punë kam ardhur nga Franca por më morën pa më pyetur dhe më sollën në oborr të konviktit në Shkodër.

Po flejmë jashtë në oborr me gruan dhe fëmijët se brenda s’ka asnje kusht as banjo as ujë as krevat as asnjë lloj gjëje. I kam dhe me foto.

Ju lutem është urgjente se nuk durojnë fëmijet dhe kemi që të martën pa u larë. A keni mundesi ta beni publike ku po qendrojme ose te dergoni nje gazetar ktu por sot nese keni mundesi ju lutem.

Back to top button