Lajme

Varroset 69 vjeçari nfa Suhareka, i cili ndërroi jetë nga koronavirusi

Viktima e nëntë nga koronavirusi në Kosovë, që ndërroi jetënë mbrëmë në mesnatë, është varrosur sot.

69 vjeçari nga Suhareka u varros nën përcjelljen e forcave të rendit me vetëm katër anëtarë të familjes të cilët ishin të pranishëm në ceremoninë e varrimit.

Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh nga QKUK, i ndjeri ishte në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, dhe kishte gjendje të rëndë shëndetësore pasi kishte edhe probleme kardiake.
Pacienti ishte pranuar në Klinikën Infektive më 10 prill. Ky rast, çon në nëntë, numrin e vdekjeve lidhur me Covid-19 në Kosovë. /gazetametro.net

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button