Lajme

Vdekja tragjike e suharekasit në Slloveni, familjari: Gruaja jote priste në Ambasadë për vizë, derisa ti u godite nga betoni

Një familjar i 35-vjeçarit nga Suhareka, i cili vdiq në vendin e punës në Slloveni, ka bërë një shkrim tejet prekës, duke treguar se momentin kur bashkëshortja e tij po priste vizën që t’i bashkohej atij, i ndjeri ishte zënë nga një copë betoni në vendin e punës, shkruan Gazeta Metro.

Një rast tragjik ka ndodhur në qytetin Celje të Sllovenisë, ku një i ri nga fshati Mushtisht i Suharekës ka gjetur vdekjen.

Ashtu edhe siç raportoi Metro, familjarët kanë konfirmuar se viktima me inicialet D.T, ka gjetur vdekjen derisa ishte duke punuar në Celje të Sllovenisë dhe së është zënë nga një copë e betoni, ku edhe më pas ka vdekur në vend.
Një familjar i tij ka bërë një shkrim të dhimbshëm në Facebook, ku edhe ka dhënë një detaj shumë trishtues.

Familjari me emrin Selim, ka treguar se bashkëshortja e të ndjerit dje, sa ishte duke prit para ambasadës për të marrë vizën, i riu ishte zënë nga një copë betoni, ku edhe ka mbetur i vdekur.

”Dje, më 16 qershor, në momentin kur gruaja jote po priste para ambasadës për ta marrë vizën, e për t’u bashkuar me ty. Ti, në vendin e punës, u godite nga një copë betoni dhe mbete i vdekur në vend. Sa e dhimbshme! Sa e padrejtë!”, ka shkruar familjari i tij.

I ndjeri i cili ka lindur në vitin 1985, ka qenë duke punuar që një vit në Slloveni, ku edhe që një vit e kishte lëshuar Kosovën.

Derisa mësohet se edhe vitin e kaluar është martuar dhe ka qenë në pritje të një fëmije.

Më poshtë keni shkrimin e plotë nga familjari i viktimës. /gazetaprishtina.info

Burimi

Back to top button