Lajme

Vdes 38 vjeçarja nga Istogu, ishte infektuar me Covid-19

Një 38-vjeçare nga Istogu ka vdekur mbrëmë, e cila ka qenë e infektuar me koronavirus.

Ajo ishte shtruar në gjendje të rëndë në Klinikën Infektive në QKUK.

Burime të sigurta të Gazetës Objektiv, kanë bërë të ditur se kësaj paciente pas operimit, i ishin bërë analizat nga ku ka rezultuar se ka qenë e infektuar me koronavirus.

Ajo ishte pranuar në QKUK pasditen e së dielës, e referuar nga Spitali i Pejës.

Lajmin për vdekjen e saj e ka konfirmuar edhe kryetari i Istogut, Haki Rugova.

79 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar orët e vona të së dielës në Kosovë, duke e ngritur në 362 numrin e përgjithshëm të të infektuarve.

Ndërsa, pasi këtij rasti ka shkuar në tetë numri i të vdekurve me Cvoid-19 në Kosovë.

Burimi

Back to top button