Kronika e zezëLajme

Vdes këmbësori në Ferizaj, pasi u godit nga një veturë

Një person ka humbur jetën pasi u godit nga një veturë mbrëmë në Ferizaj.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Ferizajt, Kanun Veseli i cili ka dhënë detaje për aksidentin.

Në aksident ishin përfshirë një automjet i udhëtarëve i drejtuar nga shoferi B.G i moshës 44 vjeçar i cili kishte goditur këmbësorin N.O të moshës 64 vjeçar.

“Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, shkak i mospërshtatjes së shpejtësisë dhe kushteve të rrugës, ku për pasojë lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësori, të cilin për ndihmë mjekësore me autoambulancë dërgohet në Emergjente në Ferizajt. Nga mjeku kujdestar është konstatuar se viktima/këmbësori ka ndërruar jetë. Njësia e Hetimeve të Aksidenteve e Komunikacionit Rrugor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nën autorizim të Prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore e Ferizajt i ka nisur hetimet.”, është shprehur Veseli.

Policia bënë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Ndërsa i dyshuari/shoferi është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button