Lajme

Vdes një i burgosur në burgun e Dubravës, mjeku vërejti këto shenja

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se ka ndërruar jetë një i burgosur në burgun e Dubravës.

Sipas njoftimit, i ndjeri ka ndërruar jetë në Spitalin e Pejës rreth orës 19:20, pasi kishte pasur shenja të vjelljes dhe nauzës dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Njoftimi i plotë:

Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës 19:20, në Spitalin Rajonal të Pejës, ka ndërruar jetë i burgosuri me inicialet A. V.

A.V në orën 17 00 është vizituar nga mjeku me shenja të vjelljes dhe nauzës. Pas ekzaminimit mjeku e trajton me terapi dhe përcjell gjendjen e tij.

Rreth orës 18:20, gjendja shkon duke u përkeqësuar dhe gjatë ri ekzaminimit me EKG vërehen ndryshime në elektrokardiogram dhe në shenja klinike.

Menjëherë fillon ndihma adekuate profesionale me okigjenoterapi dhe me reanimim kardiopulmonar, me autoambulancë, nën përcjelljen e mjekut dhe infermierit i burgosuri dërgohet në SP në Pejë.

Edhe aty nga kardiologu kujdestar vazhdon reanimimi por pa sukses, i burgosuri nuk arrin të mbijetojë. Në orën 19:20 nga kardiologu konstatohet vdekja.

I njëjti gjatë qëndrimin në burg, në mënyrë periodike është kontrolluar dhe i janë bërë vizitat sistematike të cilat çdo herë kanë qenë në normë. Në pranim e edhe gjatë burgimit PA ka qenë 120/80 mmHg.

Gjatë kësaj periudhe, ka pasur disa probleme të vogla shëndetësore, si: 1. 14.06.2017 colica renalis (dhembje në regjionin e veshkave) të cilat janë trajtuar nga urologu; 2. Po këtë vit ka pasur edhe Lumboischialgia (dhembje në regjionin e shpinës) e cila është ekzaminuar me RTG dhe është trajtuar nga ortopedi; 3. Në 2017 ka pasur edhe probleme me dhëmb të cilat janë trajtuar nga dentisti; 4. Me 14.03. 2018 ka pasur një Furunculus (ithatë) i cili është trajtuar nga kirurgu ; 5. Me 30.11.2018 si pasoj e një rrëshqitjeje në dhomë ka pasur një distorsio art T/C dex (përdredhje të nyjës së poshtme të këmbës) e cila po ashtu është trajtuar nga ortopedi.

I njëjti ishte i dënuar për Veprën Penale; Vjedhje e rëndë dhe po e mbante dënimin ne pavijonin me tretman të avancuar.

Nga organet kompetente janë duke u zhvilluar procedurat ligjore, ndërsa autopsia do të verifikoj shkakun e vdekjes.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button