Lajme
Vdes papritmas aktori i njohur në moshën 39 vjeçare






Shuhet në mënyrë të parakohshme, aktori i njohur indian Chiranjeevi Sarja.
Aktori ka ndërruar jetë në moshën 39 vjeçare.
Sarja, i cili luajti në 20 filma përfshirë “Amma I Love You” vdiq nga një atak në zemër.
Sarja, i cili gjithashtu luajti në filmat “Whistle” and “Varadanayaka”, vjen nga familje aktorësh.
Xhaxhai i tij është aktori Arjun Sarja ndërsa gjyshi, aktori Shakti Prasad.
Ai u martua me aktoren Meghana Raj në vitin 2018.
Fansat kanë shprehur pikëllim për humbjen e aktorit në rrjetet sociale.