Lajme

Vdesin 2 burra të Mitrovicës nga COVID, njëri ishte vetëm 40 vjeçar

Gjatë mëngjesit të sotëm, dy persona nga Mitrovica kanë vdekur në Spitalin e Vushtrrisë, ku po trajtoheshin pasi infektimit më COVID-19.

Siç ka mësuar Reporteri, që të dy të vdekurit janë banorë të qytetit të Mitrovicës, në lagjet afër qendrës, shkruan Reporteri.net.

I vdekuri i parë është një person i lindur në vitin 1940 me iniciale M.N, ndërkohë që personi i dytë që vdiq është i lindur në vitin 1980, me iniciale G.H.

Reporteri ka biseduar me zyrtarë nga Spitali dhe burime brenda institucioneve, të cilët kanë konfirmuar që të dy personat kanë vdekur në mëngjes e janë varrosur gjatë mesditës.

Këto vdekje çojnë në 13 numrin e të vdekurve në Mitrovicë që nga nisja e pandemisë./Reporteri.net

Back to top button