Lajme

Vedat Bajrami angazhohet në gjelbërimin e lagjes

Prishtinë, – Banorët e objektit të II-të të zonës – Jugu, në lagjen Kodra e Diellit në Prishtinë, gjatë kohës së pandemisë për disa ditë kanë punuar në rregullimin e fushave të gjelbëruara për rreth ndërtesës ku jetojnë.

Me nismën e aktorit, Vedat Bajrami (krye personazhi i trupës së njohur humoristike “Stupcat”), kanë grumbulluar një sasi të konsiderueshme parash.

2 14
2 14

Pas kontributit të disa banorëve të kësaj ndërtese kanë bërë një dizajn se si do të donin të dukej lagjja e tyre! Ata, blenë fidane të ndryshme dekorative, të cilat i mbollën në tërë hapësirën.

1 15
1 15

Banorët gjithashtu blenë edhe një makinë për kositjen e barit, dhe me punë vullnetare e kanë shndërruar fushën përreth ndërtesës, nga një djerrinë, në një park shumë të këndshëm, me shumë trungje dekorative gjeth-mbajtëse.

Këta banorë në vijimësi të punës së tyre kanë blerë edhe shumë trupa drunjtësh, të shkurtuar, të shndërruar në vende për ulje si një pushimore në parkun e vogël në lagjen ku jetojnë!

3 9
3 9

Këtë punë vullnetare të qytetarëve, simbolikisht dhe me pak fidane drunjësh, e ka ndihmuar edhe komuna e Prishtinës!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button