Lajme

Veliu paralajmëron Qeveri të re me Nismën, AAK’në dhe minoritetet

Pas prishjes së koalicionit ‘të shpresës’ pas vetëm 50 ditëve mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, tanimë të gjitha partitë politike janë pro formimit të Qeverisë së re, përjashtuar VV’së që dëshiron zgjedhje të reja, shkruan Gazeta Metro.

Në bazë të Kushtetutës dhe ekspertëve që njohin çështjet kushtetuese, nëse Vetëvendosje nuk ka emrin për mandatarin e dytë dhe nuk mund ta formon Qeverinë e re, atëherë një mundësi do t’i takoj edhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Ish-ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, se prioritet është një qeveri gjithëpërfshirëse, pornuk përjashtohet mundësia të bëhet edhe një qeveri me Nismën, Alealncën për Ardhmërinë e Kosovës dhe minoritetet.
“Ne kemi deklaruar si subjekt që në rast se na jepet mandati, ne do të jemi të gatshëm ta marrin mandatin dhe ta formojmë qeverinë. Ashtu sic ka thënë edhe kryetari Mustafa, dëshirë e jona është që të kemi një qeveri gjithëpërfshirëse”, është shprehur Veliu në PRESSING.

“Por, nëse qeveria gjithëpërfshirëse nuk arrihet, atëherë qëndrimi i dytë do të ishte që ne ta marrim mandatin dhe ta formojmë qeverinë me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Nismën dhe minoritetet”, tha Veliu.

Burimi

Back to top button