Lajme

Vendimi që pritet të hyjë pas pak në fuqi: A ndryshon diçka për arsimin në Kosovë?

Qeveria e Kosovës pas pak pritet të miratoj vendimin e saj të fundit në lidhje me masat anti-Covid19.

Ndërsa sa i përket procesit arsimor dhe mbarëvajtjes së tij, sic theksohet në njoftim nuk do të ndryshoj asgjë.

Ndonëse studentët kanë kërkuar që procesi arsimor të nis duke qenë fizikisht në fakultetet e tyre, një gjë e tillë nuk pritet të ndodh.

Kjo pasi që siç bëhet e ditur provimet, ligjëratat dhe gjithçka tjetër pritet të bëhet sikurse është e paraparë me Manualin për mbrojte nga përhapja e Covid-19.

“Procese arsimor në të gjitha institucionet e arsimit të lartë, publik dhe privat, si dhe provimet, punët praktike dhe laboratorike të organizohen sipas plan-programit të institucioneve përkatëse në përputhje me “Manualin për mbrojtje nga përhapja e Covid-19”, theksohet në vendim.

Po ashtu veprimtaria e çerdheve publike e private vazhdon sipas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale, bazuar në “Manualin për mrbojtën nga përhapja e Covid019”, përfshirë matjen e temperaturës së fëmijëve dhe stafit në baza ditore gjatë hyrjes në objekte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button