Lajme

Veprimi i Joe Biden që ‘dridhi’ Serbinë, në praninë e Vuçiq ja çfarë kishte bërë kandidati për president të SHBA-ve (Pamjet)

Në Shtetet e Bashkuara, Partia Demokratike muaj më parë emëroi zyrtarisht, Joe Biden, si kandidatin e saj presidencial për zgjedhjet që do të mbahen më 3 nëntor.

Emërimi u bë në natën e dytë të Konventën Kombëtare që u mbajt në mënyrë virtuale.

E, në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video e paparë e kandidatit nga Partia Demokratike, Joe Biden, kur ishte për një vizitë në Serbi, sa ishte në pozitën e zëvendëspresidentit.

Biden në praninë e të parit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, kishte injoruar flamurin e Serbisë.

Ai nuk ishte përulur para flamurit të këtij shteti, madje siç shihet edhe në pamje, në momentin që Vuçiq përulet, Biden fillon të ecë, duke i pamundësuar që ish-bashkëpunëtori i “Kasapit të Ballkanit” ta qojë deri në fund përuljen.

Video është bërë virale, dhe po shpërndahet shumë nga qytetarët e Kosovës.

Kujtojmë se ish-zëvendëspresidenti amerikan Joe Biden dhe familja e tij janë ndër miqtë më të mëdhenj të Kosovës. /Bota sot/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button