Lajme

Veseli godet Kurtin: Lypshe bashkim kombëtarë tash po i ndanë Shqipëtarët

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një postim ka thënë se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka dështuar edhe njëherë me Shqipërinë, shkruan IndeksOnline.

Ai tha se Kurti si opozitar bëntë thirrje për bashkim kombëtar ndërsa si kryeministër po i ndan shqiptarët.

Veseli tha se Kosova duhet të hap urgjentisht kufirin me Shqipërinë.

“Albin Kurti dështoi edhe një herë me Shqipërinë. Në opozitë, thërriste për bashkim kombëtar, ndërsa si Kryeministër po i ndan shqiptarët. Kjo Qeveri, që hapi kufirin me Serbinë, duhet urgjentisht ta hapë kufirin me Shqipërinë, pa kurrfarë pengese, në të mirë të qytetarëve të të dyja vendeve. Ky maltretim është i papranueshëm”, tha ai./IndeksOnline/

Source link

Back to top button