Lajme

Veseli premton nismë ligjore në Kuvend për ndëshkimin e krimeve të kohës së komunizmit

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka vizituar ndërtesën e ish-burgut të OZN’së në Prizren. Ai pas kësaj vizite ka thënë se PDK do të iniciojë në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për procesin e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në Kosovë.

‘’Sot në Prizren vizitova ndërtesën e ish burgut të OZN-ës e cila ka funksionuar gjatë viteve 1945 -1965 në këtë qytet, ku vuajtën e vdiqën qindra nacionalistë e patriot, sikurse Halim Spahia, Marije Shllaku, At Bernard Llupi, e shumë shqiptarë të tjerë.’’, ka shkruar ai.

“Në ambientet e brendshme të kësaj ndërtese ende ekzistojnë gjurmët e dhembjes të qindra e mijëra shqiptarëve të cilët u arrestuan, torturuan dhe u vranë si të dënuar politikë shqiptarë që kishin punuar për çlirimin e Kosovës nga ish Jugosllavia, veçmas ata që kanë kaluar nëpër zyrat e UDB-ës së Prizrenit gjatë kësaj periudhe kohore.’’

Tutje Veseli bëri të ditur nismën.

‘’Së shpejti do të iniciojmë në Kuvendin e Kosovës nismën ligjore për procesin e ndëshkimit të krimeve të komunizmit në Kosovë. Ne jemi vendi i vetëm në Evropë që nuk e kemi përmbyllur këtë proces. E kemi obligim moral e shtetëror t’i njohim sakrificat e atyre që u ndoqën dhe u vranë nga regjimi komunist jugosllav.’’

Burimi

Back to top button