Lajme

Veseli: Thaçin s’arriti ta ndalë Serbia, e jo më ai Sveçla

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, (PDK) Kadri Veseli, të enjten i ka dalë në mbrojtje presidentit të vendit, Hashim Thaçi teksa e ka akuzuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, lidhur me përplasjet rreth tyre.

Veseli ka thënë se presidentin Thaçi nuk ka arritur që ta ndalë as Serbia, derisa i ka bërë thirrje Kurtit që të ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë.

Presidenti është institucioni më i lartë në Kosovë. Albin Kurti duhet ti ndalë konvojet nga Serbia dhe punonjësve serbë që po futen në Kosovë. Duhet me ndalë zemërgjerësinë ndaj Serbisë. Nuk e kemi ditë që e ka pasë shpirtin kaq të gjerë se na pat çmend me atë Serbi, demarkacion, Zajednicë. Domethënë le të ndalet se Serbia nuk është dashuria jonë. Më mirë ka qenë me hapë me Shqipërinë se presidentin ska mund ta ndalë as Serbia e jo më ai Sfeçla”, ka thënë Veseli.

Xhelal Sveçla dje si ushtrues i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme ka folur rreth vizitës së presidnetit Thaçi në Shqipëri dhe ka aluduar se ka sjellë Pacollin në Kosovë.

Sipas tij në rast se do të vërtetohej se Thaçi ka pasur kontakte me Pacollin do të duhej që edhe presidenti të futet në karantinë.

Por ,Thaçi dje ka mohuar ta ketë bërë një gjë të tillë dhe një fotografi e publikuar sot nga Behgjet Paoclli ka sqaruar sitautën, duke treguar se kreu i AKR-së gjendet në Shqipëri./Objektiv/

Burimi

Back to top button