Lajme

Vetëvendosje ​do të shënojë 15-vjetorin me një tubim publik

Nga data 10 qershor deri më 17 qershor mbahet “Java e Lëvizjes”, organizim ky tradicional i përvitshëm i Lëvizjes Vetëvendosje, gjatë së cilës do të mbahen aktivitete të shumta.

VV ka thënë se 15 vjetori do të shënohet me një tubim publik duke mbajtur distancën, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i VV-së:

Me 12 qershor, në ditën e çlirimit të Kosovës, festojmë edhe ditëlindjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në 21 vjetorin e çlirimit dhe 15 vjetorin e themelimit të Lëvizjes do të mblidhemi së bashku në Prishtinë, në Sheshin “Skënderbeu”, në orën 17:00, gjithnjë në përputhje me rekomandimet duke ruajtur distancën fizike.

Shihemi të premten në Prishtinë.

Burimi

Back to top button