Lajme

Vetëvendosje ka një paralajmërim të frikshëm për Thaçin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një letre drejtuar Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij, shkruan Gazeta Metro.

Mirëpo Lëvizjes Vetëvendosje caktimi i mandatarit të ri të Qeverisë nuk po i ngutet, ata po thonë se do t’i kthejmë përgjigje Presidentit Thaçi me kohë, por pa treguar ditën.

Këtë po e thotë zëdhënësi i Qeverisë në detyrë të Kosovës, Përparim Kryeziu, ku po deklaron se nuk ka ndonjë afat se kur do t’ia dërgojë kryeministri në detyrë Albin Kurti, emrin e mandatarit presidentit Hashim Thaçi.
“Përgjigje do t’i kthejmë gjithsesi, pa përgjigje s’do ta lëmë, por s’e kemi me nxitim” ,tha Kryeziu në Interaktiv të KTV-së.

Kryeziu po thotë se nëse Thaçi do t’i kapërcejë emrin e mandatarit Lëvizjes Vetëvendosje si fituese të zgjedhjeve, vendimi i tij do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës.

“Jam i sigurt se nëse Thaçi shpreh gatishmërinë për ta tejkaluar përgjigjen e kryeministrit Kurti, i njëjti vendim do të kontestohet në Gjykatën Kushtetuese. Është vendimi i duhur dhe i drejtë në atë skenar”, tha Kryeziu.

Kujtojmë se Thaçi i ka shkruar letrën e dytë Kurtit, Presidenti dhe një herë ia ka rikujtuar Kurtit se mandati i tij kushtetues e obligon që të garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Republikës së Kosovës, duke përfshirë edhe sigurimin e emërimit të kandidatit/es të ri/re për Kryeministër për të formuar Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button