Lajme

Veton Surroi, aksionar i kompleksit për të cilin dyshohet se u dhanë 410 mijë euro ryshfet

Publicisti Veton Surroi është njëri prej aksionarëve të kompanisë “Stella Consulting”, për të cilën kompani Prokuroria Themelore në Ferizaj pretendon se ka dhënë ryshfet në këmbim të lejeve ndërtimore.

Kallxo.com ka publikuar detaje nga dosja Prokurorisë, pasi dje është arrestuar ish-kryetari Komunës së Shtërpcës, Bratislav Nikolic, nën dyshimet se ky i fundit ka pranuar ryshfet një shumë prej 210 mijë eurove për të dhënë leje ndërtimore të vikend shtëpizave për investitorin e “Stella Consulting”, dhe 200 mijë euro të tjera për dhënien e lejes ndërtimore për objektin hotelier të të njëjtit investitor.

Në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve emri i Surroit figuron në listën e aksionarëve me 30 %, derisa aksionari tjetër është Gentjan Sula me 70 % të aksioneve.

Në media edhe vite më herët ishte raportuar për dyshime të dallavereve me lejet ndërtimore në Brezovicë ku është përfshirë edhe kompania “Stella Consulting”.

Në vitin 2020, lidhur me raportimet e asaj kohe, Surroi në një përgjigje për Gazetën Insajderi, kishte mohuar se është bërë ndonjë shkelje, derisa për vete kishte thënë se është aksionar i vogël.

“Objekti në fjalë është pronë e Shoqërisë me përgjegjësi të Kufizuar ‘Stella Consulting’ , në të cilën jam aksionar minoritar. ‘Stella Consulting’ ka marrë të gjitha lejet e nevojshme ndërtimore , sipas ligjeve në fuqi, para se ta fillonte ndërtimin dhe u është përmbajtur atyre”, kishte thënë Surroi.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar sot caktimin e masës së paraburgimit nga Gjykata Themelore në Ferizaj ndaj dhjetë personave të arrestuar të martën në Shtëprcë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button