Lajme

(Video) Lajm i mrekullueshëm! Hapet teqeja e Sheh Ali Çoban Baba: Të mira, shëndet edhe mbarësi sjelltë Baba Aliu!

Në fshatin Çaje të Kukësit ndodhet tyrbja e Sheh Ali Çoban Baba e konsideruar ndër më të vjetrat dhe rëndësishmet në Ballkan.

Objekti i është nënshtruar një rikonstruksioni të plotë, ku inaugurimi bëri bashkë përfaqësues të klerit, besimtarë e drejtues vendorë. Konsiderohet simbol i bashkimit të shqiptarëve për fe e atdhe.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Edmond Brahimaj kishte dërguar përshëndetjen e tij për besimtarët në pamundësi për të qenë me ta u lexua nga Azgan Haklaj.

Azgan Haklaj: I shprehim mirënjohje sheh Rustemit, vazhduesit të besimit te zoti dhe gjithë shehlerëve që me mesazhet e tyre na përcjellin paqen.

Ndërsa drejtuesit e qarkut e Bashkisë Kukës theksuan harmoninë fetare. Zenel Kuçana: Sa më shumë njerëz që besojnë, aq më e fortë është shoqëria jonë.

Në këtë tyrbe ka mësuar edhe Dervish Luzha, kleriku e patrioti i dekoruar “Nder i Kombit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button