Lajme

Vitia: Respektimi i masave mbrojtëse do të ishte falënderimi dhe mirënjohja më e madhe ndaj infermierëve

Ministri i në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka falënderuar të gjithë infermierët e vendit tonë në ditën ndërkombëtare të tyre.

Vitia tha se në këta tre muajt e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike në luftimin e virusit korona.

Ministri Vitia theksoi se përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre dhe se i jemi përjetë falënderues secilës e secilit për përkushtimin e pashoq, transmeton Indeksonline.

Vitia tha se duhet respektuar rregullat mbrojtëse dhe distancimin në mënyrë që të mos i hapim më shumë vështirë infermierëve duke iu dhuruar kështu falënderimin e duhur.

Postimi i plotë:
Sot në ditën ndërkombëtare të infermierisë dua të falenderoj dhe shquaj rolin e pazëvendësueshëm të të gjithë infermiereve të vendit tonë.

Në këto tre muaj e fundit si kurrë më parë përmbushja e detyrës nga ana e tyre ka qenë jetike për luftën ndaj Corona virusit.

Përballja e tyre e përditshme në linjën e parë të këtyre betejave i ka lënë në mungesë në familjet e tyre.

Përjetë falenderues secilës e secilit që me përkushtim të pashoq vijon punën edhe në këto çaste në mbrojtje të jetës.

T’i urojmë sot të gjitha infermierët tona duke marrë masat për të mos i hapur atyre më shumë vështirësi, të respektojmë pra në çdo hap tonin rregullat mbrojtjes dhe distancimit.

Ky do të ishte falenderimi dhe mirënjohja më e madhe për to, disiplina qytetare në shmangien e rasteve të reja të infektuara.

Back to top button