Lajme

Vjen një njoftim i rëndësishëm nga Ministria e Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar gjatë ditës së sotme një donacion prej 150 mijë euro për luftimin kundër koronavirusit.

“Novartis Pharma Services” Tirana, kështë kompania që e ka dhuruar këtë donacion

MSh pranon një donacion prej 150 000 euro për luftimin e Covid nga “Novartis Pharma Services Inc” Tirana.

Me qëllim të ndihmesës së institucioneve të shëndetësisë në përballimin e barrës së shkaktuar nga emergjenca e shëndetit publik Covid-19, përmes llogarisë së dedikuar në Kosovë për Covid-19, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar nga “Novartis Pharma Services Inc.” (Zyra përfaqësuese në Tiranë) donacion shumën prej 150,000.00”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Tutje ky donacion do të shërbejë për blerjen e pajiseve dhe materialeve mjekësore për përballimin e situatës së krijuar nga koronavirusi.

Donacioni është bërë sipas një marrëveshjeje të nënshkruar më 21 prill 2020 midis MSh-së dhe “Novartis Pharma Services Inc.”, sipas së cilës shuma e dhuruar nuk përmban asnjë detyrim për përfituesin që të përshkruaj, furnizoj, administroj, rekomando dhe/ose të blej produkte farmaceutike Novartis dhe nuk është një shpërblim për ndonjë vëllim, vlerë ose referencë në të shkuarën apo për të ardhmen e biznesit”, përfundon komunikata.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button