Lajme

Vjen paralajmërimi: Bëhuni gati Isë, Kadri, Hashim dhe ti Ramush! Ti Fatmir, ulu qaty!

Kryeministri i Kosovës në detyrë Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë në emisionin televiziv “Debat plus” në RTV Dukagjini. Debati përballë analistëve i Kurtit, është ndjekur nga mbi 110 mijë njerëz drejtpërdrejtë në Facebook.

Duke komentuar këtë gjë, ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se 110 mijë njerëz kanë treguar mbrëmë se do të kemi zgjedhje në Kosovë.

Ai ka porositur Isa Mustafën, Kadri Veselin, Hashim Thaçin dhe Ramush Haradinajn, që të bëhen gati për këtë gjë, përcjell Bota sot.

“110 mijë njerëz treguan sonte se do të kemi zgjedhje në Kosovë. Bëhuni gati Isë, Kadri, Hashim dhe ti Ramush! Ti Fatmir, ulu qaty!”, ka shkruar Loshi në një postim në Facebook.

Ndërsa, në një postim tjetër, ai ka thumbuar “analistët” opozitarë”, duke iu thënë se do t’iu kalojnë ditë para se të fillojnë ta analizojnë intervistën e Kurtit.

“Juve “analistëve” opozitarë ju duhet me kalu edhe disa ditë para se me fillu me analizu intervistën e Albin Kurtit. Tash jeni të shokuar!”, ka shkruar Liri Loshi./BS

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button