Lajme

Vjosa Osmani fillon punën për Partinë e Re, nis vizitat në teren

Osmani ka thënë se që nga sot po fillojnë vizitat nëpër komuna, në saje të një një nisme të cilën e ka quajtur “Vizitat tona të gjelbra”.Ajo ka thënë se kanë zgjedhur si komunë të parë Obiliqin, pasi që është më e ndotura.
“Nga sot po fillojmë vizitat tona të gjelbra. Po fillojmë me vizitën tonë të parë në komunën e Obiliqit, që është ndër më të afektuarat dhe më të ndotura, do të takohemi me kryetarët e komunave dhe deputetët tjerë dhe me qytetarë të zonave të afektuara për të diskutuar lidhur me rëndësinë e ambientit”, ka thënë Osmani.
Kryeparlamentarja ka bërë thirrje për qytetarët që të komentojnë për atë se ku të organizohet vizita e ardhshme.“Nuk ka gjë më të rëndësishme se shëndeti, i mirëpresim komentet tuaja lidhur me atë se ku do të duhej të ishte vizita jonë e ardhshme”, tha ajo.

Source link

Back to top button