Lajme

Vjosa Osmani Presidente e vendit, ja si dhe kur mund të ndodh

Vjosa Osmani Presidente e vendit, ja si dhe kur mund të ndodh

Pas ngritjes se akta kuzës nga Gjykata Speciale ndaj Hashim Thaçit dhe nëse ai jep dorëheqje atëherë Vjosa Osmani mund të ushtroj detyrën e presidentes në aspektin kohor prej gjashtë muajsh.

Kjo në rast se Presidenti Hashim Thaçi, jep dorëheqje, ani se nuk i obligohet, tash pas ngritjes së akta kuzës nga Zyrës së Prokurorit të Specializuar, E në rast se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi jep dorëheqje nga posti i shefit të shtetit, atëherë kjo detyrë, automatikisht do t’i kaloj kryetarit të Kuvendit, që në këtë rast është Vjosa Osmani.

Deri më tani nuk kemi pasur asnjë deklarim në lidhje me këtë nga vetë kryetarja e Kuvendit por që ligji parasheh një gjë të tillë.

Njohësi i çështjeve juridike dhe kushtetuese Muhamet Kelmendi ka treguar se si duhet të veprohet nëse presidenti i vendit Hashim Thaçi do të jep dorëheqje nga posti i presidentit apo edhe nëse nuk e benë një gjë të tillë.

“Në fushën kushtetuese nuk është përcaktuar se më ak uzë të ngritur kërkohet dorëheqja ose duhet të jepet dorëheqje. Akti i tillë në rastin konkret është kryesisht moral. Në Kushtetute theksohet sëmu ndja e rëndë, dën.imi mbi pese vite bu rg ose kapja në flagrancë për vepër pen ale dhe shkarkimi me vendim të Gjykatës Kushtetuese kur paraqitet peticioni nga deputetet, asnjë rast të tillë nuk e kemi.

Kemi thjeshte anën morale dhe pjekurinë presidenciale që duhet të tregoi niveli i tillë kur akuzohet” ka thënë Kelmendi.

Sipas tij, nëse jepet dorëheqja në mënyrë kushtetuese kalojnë kompetencat e presidentit tek kryetarja e Kuvendit të Kosovës. Kryetarja e ushtron funksionin e presidentit deri në zgjedhje. Kompetencat janë të njëjta.

Source link

Back to top button