Lajme

Vjosa Osmani tregon në çfarë cilësie i shkoi Albin Kurtit në takim

Kryeparlajmentarja, Vjosa Osmani ka folur për media pas takimit me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin.

Osmani ka thënë se në këtë takim ka marr pjesë në cilësinë e Kryetares së Kuvendit.

Sot jam ftuar në takimin e organizuar nga qeveria për menaxhimin e pandemisë. Natyrisht, kam marr pjesë në cilësinë e kryetares së Kuvendit. Kam informuar të pranishmit për hapat që ka marr Kuvendi në këtë drejtim. Kur kemi qëllim shëndetin e qytetarëve, çështjet tjera duhet t’i lëmë anash”, ka deklaruar Osmani.

Ndërkaq, përfaqësues të LDK-së kanë thënë se nuk do të marrin pjesë në takimin me Kurtin.

Ish-zëvendëskryeministri nga radhët e LDK-së, Avdullah Hoti, kishte deklaruar se nuk ka nevojë për tryezë politike me një qeveri që i ka ditët e numëruara, dhe që dy herë radhazi e shkel kushtetutën.

Burimi

Back to top button