Lajme

Vodhën fjalëkalimet e kartelave bankare dhe porositën gjëra online, Policia e Kosovës jep detaje për rastin

Dy persona janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës pasi që kanë keqqpërdorur kartelat bankare dhe të kreditit

Sipas Policisë të dyshuarit përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat ,dhe fjalëkalime. Në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë blerë online mallra të ndryshme.

Njoftimi:

Janë arrestuar dy meshkuj kosovar pasi të njëjtit kanë kryer vepër penale, keqpërdorim i kartelave bankare dhe të kreditit si dhe hyrje në sistemin kompjuterik. Të dyshuarit përmes kompjuterëve kanë arritur të marrin në posedim të dhëna përfshirë kartelat bankare, e-mail adresat ,dhe fjalëkalime. Në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë blerë online mallra të ndryshme. Në cilësinë e provave janë sekuestruar:

Tre kompjuterë llaptope, një shtëpizë kompjuteri, nië hard-disk,tre usb memorje ,dy telefona mobil , kartela të ndryshme krediti, mallra të blera, dokumentacion relevant që dëshmojn blerjet dhe transaksione të parave. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje .

Burimi

Back to top button