fbpx
Teknologji

Volkswagen Tiguan R është parë duke u testuar, mësohet edhe kapaciteti që do të ketë motori

Ky crossover është në përpunim e sipër, ndërsa ashtu siç pritej do të jetë shumë më i fuqishëm Zyrtari i lart drejtues në Volkswagen, Johan de Nyssche ka bërë të ditur se do të sjellë versionet e reja të GTI dhe GLI, ndërsa bëri të ditur se do të sjellë edhe një makinë të re nga linja R, transmeton shkruje.Pa kaluar shumë kohë, është parë duke u testuar ajo që duket si një Volkswagen Tiguan R, ndërsa kishte ndryshime të lehta me modelin e fundit.

Kjo nuk është hera e parë që Volkswagen sjellë një version të tillë, sepse më herët e kishte lansuar edhe Touareg R50. Herën e kaluar, Tiguan R është parë duke u testuar në rrugë me borë, ndërsa tani këtë makinë e kanë parë derisa testohej në pistat e Nurburgringut të Gjermanisë. Sipas disa burimeve, mësohet se nën kapak do të kate motorin me kapacitet prej 2.5 litrave sikur të Audi RS Q3, që mund të arrijë deri në 333 kilometra në orë. Nëse vendoset ky motor, do të ishte shumë më i dëshirueshëm se sa ai me 2.0 litra që e ka deri më tani Tiguan, të huazuar nga Golf R.

Se si do të duket Hummeri i ri që mbushet më rrymë, do ta mësojmë pas një kohe, pasi duhet pritur sërish derisa të shfaqet
General Motor e ka shtyrë prezantimin e Hummerit të ri, makinës së fuqishme që mbushet me rrymë, me të cilën do të rivalizojë me Tesla Cybertruck dhe Ford F-150, Kjo makinë ishte planifikuar të prezantohej gjatë muajit që vjen, por me situatën që e ka krijuar coronavirusi, ky aktivitet është shtyrë për kohë të pacaktuar.

Zyrtarët e GM nuk kanë dashur të komentojnë lidhur me shtyrjen, apo nëse më vonë gjatë vitit mund të ndodhë ky prezantim. Arsyet nuk dihet, se pse Hummer nuk po shfaqet as nëpërmjet internetit, metodë që po e aplikojnë shumë prodhues për t’i shfaqur makinat e reja. Mendohet se edhe nëse prezantohet, Hummer nuk do të jetë gati për lansim, sepse të gjitha fabrikat e GM që ndodhen në Miçigan janë të mbyllura dhe nuk dihet kur do të hapen. Ky është shteti i katërt në Shtetet e Bashkuara, që është goditur më së rëndi nga pandemia, ndërsa po vazhdon mbyllja e banorëve nëpër shtëpi.


Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close