fbpx
Kronika e Zez

Vrasja e pesëfishtë në Gjilan, suspendohen katër zyrtarë policorë për 72 orë

Në stacionin policor të Gjilanit janë suspenduar katër zyrtarë policorë, pas vrasjes së pesëfishtë që ka ndodhur ditën e martë.

Lajmin e ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin  e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Shtabi qendror i ka suspenduar katër zyrtarë policorë për 72 orë”, tha Hashani duke shtuar se tash me rastin do të merret Prishtina.

Suspendimin e katër zyrtarëve policorë e ka rekomanduar Inspektorati Policor i Kosovës.

IPK ka rekomanduar të suspendohen komandanti i Stacionit Policor, zëvendëskomandanti i Stacionit Policor, shefi i operativës të Stacionit Policor në Gjilan dhe një zyrtari i stafit civil.

Në ngjarjen tragjike që ka ndodhur ditën e martë, dyshohet se një zyrtare policore ka privuar nga jeta prindërit e saj, dy vëllezërit e më pas vetën. E gjithë vrasja është kryer me revolen zyrtare të Policisë së Kosovës, të cilën e kishte poseduar viktima V.B.

Gjatë ditës së sotme pritet të përfundojë edhe obduksioni i pesë anëtarëve të familjes Bllaca. /Telegrafi/


Tags

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
Close