Lajme

Vuçiq: “Kjo që na bëri ai Albin Kurti është Çmenduri”

Masat e fundit të vendosura nga Qeveria e tashmë ish-kryeministrit Albin Kurti i shka ktojnë një milion euro humbje në ditë Serbisë. Kështu ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke shtuar se “kjo që ata bëjnë është çmenduri”. “Nuk e kuptoj si e paramendojnë ata jetën në shekullin 21 kur nuk ka lëvizje të lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe këtë gjë e kanë dë nuar të gjithë. Të shohim se çka do të bëjë Qeveria e re e Prishtinës”, ka thënë Vuçiq të mërkurën në Novi-Pazar.

Vuçiqi ka thënë edhe se situata aktuale në Amerikë nuk nënkupton se Washingtoni do të humbasë interesimin për çështjen e Kosovës, dhe ka shtuar se kohë pas kohe këmben mesazhe me emisarin Richard Grenell, ndërsa pak ditë më parë tha se është dëgjuar edhe me të dërguarin evropian, Miroslav Lajçak, dhe se interesimi evropian po rritet.

Back to top button