Lajme

Vuçiq tha se Asociacioni bëhet, por jo siç do Kosova – vjen reagimi i ashpër nga Qeveria Hoti


Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, i ka reaguar Berlinit zyrtar për deklarimet e fundit se marrëveshja për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe duhet të jetë në përputhje me të drejtën e ligjeve të Kosovës.

Vuçiq ka thënë se gjithçka që është nënshkruar duhet të implementohet, por sipas tij, jo në përputhje me rregullat e Kosovës.

Kreu i shtetit serb ka thënë se nëse gjithçka do të shkonte në një mënyrë të tillë dhe në përputhje me rregullat e Prishtinës ose të Beogradit, pa ndryshuar asgjë, atëherë do të jetë e pamundur të arrihet ndonjë kompromis.

Ndaj këtyre deklaratave ka reaguar Bajram Gecaj, shef i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Gecaj shkruan se Vuçiq e di mirë se ka nënshkruar marrëveshje në të cilën theksohet qartë si kristali se asociacioni do të formohet në bazë të ligjeve të Kosovës.

Tutje, ai thekson se deklarata e tij është popllizëm i pastër dhe se si zakonisht, kancelarja Merkel e di mirë çfarë flet.

Ja shkrimi i tij:

Jam i sigurt se Presidenti Vuçiq e di mirë se ka nënshkruar marrëveshje në të cilën theksohet qartë si kristali se asociacioni do të formohet në bazë të ligjeve të Kosovës, jo të Serbisë! Andaj, deklarata e tij e mëposhtme është popllizëm i pastër! Si zakonisht, Kancelarja Merkel e di mirë çfarë flet!

“Një gjë, çfarë është nënshkruar duhet të implementohet. Jam mirënjohës që Seibert e ka përmendur një gjë të tillë, por gjërat nuk mund të jenë në përputhje me rregullat e Kosovës, sepse nëse është kështu, gjithçka duhet të jetë në përputhje me rregullat e Serbisë, dhe po, asgjë s’do të ndryshojë, dhe është e pamundur të ketë bisedime, marrëveshje dhe një kompromis”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug.


Back to top button