Lajme

VV-ja e lëshon bajrakun: Sapo ranë nga pushteti, harrojnë flamurin e Kosovës

Përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë filluar të grumbullohen në sheshin “Skënderbeu” për nder të 15 vjetorit të themelimit të saj.

Aktivistë e përkrahës të VV-së janë pajisur me flamuj kombëtar për të festuar, por ajo që është vërejtur është mungesa e flamurit shtetëror të Kosovës, ani pse sot festohet edhe Dita e Çlirimit, shkruan Reporteri.net.

Gjatë kohës sa ishin në krye të qeverisjes me vendin, zyrtarë institucional nga radhët e VV-së, filluan respektimin e simboleve shtetërore, por të njëjtën gjë nuk po duket se e bëjnë në kohën kur janë në opozitë.

Ndryshe, sot në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës me rastin e shënimit të Ditës së Çlirimit të Kosovës, deputetët të VV-së u ngritën në këmbë në shenjë respekti për intonimin e himnit të shtetit, të cilin dikur nuk e pranonin e as nderonin.

Por njëjtë nuk vepruan edhe gjatë tubimit, të cilin e hapi intonimi i himnit kombëtar duke e anashkaluar krejtësisht atë shtetëror.

Gazeta Online Reporteri.net, iu sjellë disa pamje nga tubimi ku shihen dhjetëra flamuj kombëtar e asnjë flamur i Republikës së Kosovës.

Burimi

Back to top button