Lajme

Xhamitë e Kosovës nuk do të hapen edhe për një kohë

Xhamitë në Kosovë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura edhe pas 18 majit, kur edhe do të nis faza e dytë e lehtësirave të masave.

Kjo u bë e ditur pas një takimi të kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës me ministrin në detyrë të Shëndetësisë, Arben Vitia.

Sipas tyre, mbyllja e xhamive vazhdon, pasi është vlerësuar se ende është rrezik për përhapjen e koronavirusit.

Myftiu Naim Tërnava, tha se Bashkësia Islame s’e ka pasur të lehtë mbylljen e xhamive, por qe e detyruar për shkak të pandemisë.

“Pas diskutimeve me ministrin Vitia, erdhëm në përfundim se nuk ekzistojnë kushtet që këto ditë s’kemi mundësi t’i hapim xhamitë tona. Ju lus të kuptoni Bashkësinë Islame, respektoni institucionet dhe direktivat që vijnë nga BIK”, tha Tërnava.

Ndërkaq, ministri Vitia tha se rreziku nuk ka kaluar.

“Ditët e fundit kemi numër të rritur të të infektuarve. Kërkuam mirëkuptimin nga komunitetet fetare e në veçanti nga BIK, kërkuam që masat e vëna të vazhdohen edhe një kohë”, tha Vitia.

Back to top button