Lajme

Xhavit Haliti e Rexhep Selimi shihen duke pirë birra në deti, a po ndodh bashkimi i PDK’së me VV’në

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, janë parë në bregdet në një tavolinë së bashku, shkruan Gazeta Metro.

Dy politikanët që u përkasin dy partive më rivale në vend, siç duket po kalojnë kohë të mira.

Ata janë parë në një bregdetin e Shqipërisë të ulur në një tavolinë së bashku.
Bashkë me ta është edhe ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, njëherit ish-deputet i PDK’së.

Kujtojmë se së fundi është përfolur shumë për një koalicion të mundshëm mes këtyre dy partive, sidomos pas deklaratave të kryetarit Kadri Veseli, i cili tha se ‘VV po i dërgon mësit për bashkëpunim’.

Për më shumë ndiqni videon e plotë të siguruar nga Ballkani.info

VIDEO EKSKLUZIVE / “Armiqtë” e përbetuar politikë, Rexhep Selimi dhe Xhavit Haliti si dy miq të vërtetë shijojnë rrezet e diellit në bregdetDetajet i gjeni këtu: https://bit.ly/2BdpEha

Publiée par Ballkani sur Mardi 16 juin 2020

Back to top button