Lajme

Xhelal Sveçla akuzon profesorin Milazim Krasniqi për protesta fetare, por i kishte arsyetuar ato të VV’së

Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka shkruar se është informuar nga një grup qytetarësh për një protestë që po organizohet përkundër vendimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe për këtë ai e ka akuzuar profesorin Milazim Krasniqi, por i njëjti e kishte arsyetuar ‘test’ protestën e organizuar nga anëtar të VV’së

Sveçla ka shkruar se një një grup “qytetarësh anonimë” po nxitë një protestë që është kundër vendimeve të MSh’së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP’s.

“Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovë”, ka thënë Sveçla.
Ai për këtë organizim e ka akuzuar publicistin dhe profesorin Milazim Krasniqin, si dhe ka bërë thirrje për qytetarët që të tregojnë maturi.

Ndërsa ditë me aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje kishin organizuar një ‘test’ protestë, e cila nuk ishte penguar nga asnjë organ përgjegjës i sigurisë, bile nuk kishte as ndonjë reagim nga Sveçla.

Sveçla e kishte arsyetuar të ashtuquajturën provë për protestë e aktivistëve të VV’së, duke thënë se protestë janë verifikuar letërnjoftimet, por për të njëjtin tubim drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, kishte thënë se protesta nuk ka qenë e lajmëruar.

Postimi i plotë i Xhelal Sveçlës:

Jam informuar se sot pasdite, një grup “qytetarësh anonimë” po nxit organizimin e një proteste që është kundër vendimeve të MSh-së të marra sipas rekomandimeve të IKSHP-së, dhe në dakordim të plotë me Bashkësinë Islame të Kosovës. Kemi gjithashtu informacione se pas këtyre organizimeve qëndron publicisti Milazim Krasniqi.
I ftoj të gjithë qytetarët të tregojnë maturinë dhe vullnetin e plotë për të mos rënë viktimë e politizimit të riteve fetare.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button