Lajme

Xhelal Sveçla i jep leje speciale Jabllanoviqit, i cili kishte ofenduar nënat gjakovare

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i ka dhënë leje speciale kryetarit të Partisë së Serbëve të Kosovës (Partija Kosovskih – PSK), Aleksandër Jabllanovic.

Gazeta Express ka siguruar një dokument me të cilin Jabllanovicit i lejohet hyrja në Kosovë, derisa ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacollit, nuk po i lejohet të futet në Kosovë pa u futur fillimisht në karantinë.

Kujtojmë se Jabllanovic ishte ministër për kthim dhe komunitete në qeverinë e Isa Mustafës, por ishte shkarkuar pas deklaratave fyese për nënat e Gjakovës.

Asokohe, Lëvizja Vetëvendosje kishte bërë protesta dhe kishte kërkuar shkarkimin e Jabllanovicit.

Burimi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button