KosovëKronika e zezëLajme
Zbulohen detaje se si u rrah fort 23 vjeçari në Drenas nga 4 persona

Një përleshje brutale mes disa personave ka ndodhur të hënën në Drenas, ku një person u sulmua keq, teksa njëri nga të dyshuarit ra në prangat e Policisë. Rastit dyshohet se i parapriu një përplasje verbale që eskaloi në sulm fizik, si pasojë e një mosmarrëveshje.
Sipas informacioneve të para, rasti ka ndodhur dje në mesditë, kur katër persona sulmuan fizikisht një tjetër, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, për çka përfundoi në spital, ku po vazhdon të marrë trajtim mjekësor.