Keshilla MjekesoreMjekesi AlternativePsikologjiShendetesi LajmeTe TjeraUshqimi dhe Dieta

Zbulohet ilaçi i migrenës që e largon dhimbjen brenda dy orëve


Një ilaç i ri mund t’ua largojë dhimbjen pacientëve me migrenë të cilët nuk janë të përshtatshëm për t’i marrë medikamentet ekzistuese.

Ubrogepanti ua largon dhimbjen pacientëve brenda dy orëve, sipas testimit të kryer së fundmi, transmeton Telegrafi.

Veç dhimbjes, ilaçi i lehtëson edhe simptomat tjera të migrenës, siç janë ndjeshmëria ndaj dritës dhe zhurmës.

Ilaçet aktuale kundër migrenës funksionojnë duke i ngushtuar enët e gjakut – por këto nuk vlerësohen si të sigurta për njerëzit që janë të rrezikuar nga sulmi në zemër apo në tru.

Në anën tjetër, ilaçi i ri (ubrogepanti) mund të bëjë ndryshim të madh për ata pacientë që janë në kërkim të një ilaçi që funksionon për ta.

Ilaçi i ri funksionon duke e bllokuar një proteinë në sistemin nervor që përfshihet në sinjalizimin e dhimbjes.

Ky ilaç është zbuluar nga kompania farmaceutike Allergan.

Vlen të ceket se zbulimi është publikuar në revistën mjekësore “JAMA”. /Telegrafi/

The post Zbulohet ilaçi i migrenës që e largon dhimbjen brenda dy orëve appeared first on Telegrafi.

Source link


Back to top button