Lajme

Zbulohet se kush është Vëllai i Madh

Big Brother Vip po realizohet për të 9-ën herë, por kësaj radhe ai ka ardhur në një format krejt ndryshe me personazhe publike.

Big Brother Vip ka nisur transmetimin që nga 5 tetori duke u bërë spektakli më i shikuar nga shqiptarët.

Banorët brenda shtëpisë duhet të sillen sipas rregullave që ka vënë Vëllai i Madh.

E kur përmendim Vëllain e Madh le të kujtojmë se publiku ka qenë përherë i etur të dijë se kush fshihet pas këtij e emri e këtij spektakli.

Ka pasur aludime të ndryshme, madje më herët mendohet se Arbana ka një epitet të tillë, por sot njëra nga faqet në instagram teksa ka zhvilluar një bisedë me ndjekësit e saj ka zbuluar se Vëllai i Madh është Lori Hoxha.

A thua të jetë vërtetë Lori? Siç dihet producentet e këtij formati janë motrat Hoxha, e kjo nuk bën çudi./Lajmi/

Ish fituesi i BBV, Vesel Kurtishaj me akuza ndaj Trixës: Naive, hyri mes çiftit…

Vesel Kurtishaj ka qenë i ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ish fituesi i “Big Brother Vip 8”, me pamundësi për të qenë prezent në studio ka zhvilluar një lidhje direkte me moderatorët e emisionit.

Veseli në vazhdimësi ka përcjellur dhe komentuar ngjarjet brenda Big Brother Vip meqë ishte edhe vet dikur banor i shtëpisë së famshme në Shqipëri.

Ai u pyet se si e sheh raportin Beatrix – Donald sidomos pas surprizës që iu bë dje Donaldit duke ia rikujtuar ditëlindjen e Borës.

Kurtishaj u shpreh se i pëlqen surprizat ani pse vet nuk kishte lidhje me to, ai po ashtu tha se e mirëkupton sjelljen e mirë të Trixës ndaj Donaldit me raportin e tij të dikurshëm me Borën, por sidoqoftë ai ka një mendim më të cektë për të.

Duke i kërkuar falje nënës së Trixës dhe tezes së saj Albërijes ai u shpreh se nuk di cilën Beatrix të vlerësoj, ai e sheh atë si një femër shumë naive dhe si femër që hyri mes një çifti./Lajmi.net/

Dy ditë më parë mbi oborrin e shtëpisë së BBV-së kanë kaluar disa parashuta, në mesin e parashutave ishte edhe ajo me mbishkrimin ‘9 janar’ ku i dedikohej Donaldit.

Donaldi ishte ai i cili e sqaroi punën e datës me Trixën dhe ajo habiti me reagimin e saj të butë.

Madje ai reagimi i Beatrixës bëri që edhe familjarët e saj të reagojnë ku sqaronin se ajo është Beatrixa e vërtetë.

Por pas kësaj raportohej se mamaja e Trixës është konfliktuar me Arbana Osmanin dhe autorët e Big Brother VIP.

Në fakt ajo nuk është e vërtetë dhe vet ajo e ka demantuar një gjë të tillë.

Përmes një postimi në Instastory ajo ka reaguar duke hedhur të gjitha spekulimet poshtë.

Ajo ka sqaruar se takimet e saj me produksioni kanë qenë të gjitha miqësore dhe se nuk ka pasur asnjë lloj përballje me moderatoren e programit.

Gjithashtu ajo ka pasur një mesazh në fund ku ka kërkuar nga ndjekësit e BBV-së që të i zgjedhin mediat për të lexuar./Lajmi.net/

Antigona Ramosaj është emër i njohur për publikun, ajo ka zbuluar se produksioni nuk po i lejon parashutat që kërkohen të kalojnë në shtëpinë e BBV në mbështetje të Trixës dhe Donaldit.

Mamaja e këngëtares, Beatrix tani banore në shtëpinë e famshme në Shqipëri, ka akuzuar produksionin se ka ndaluar një surprizë për çiftin.

Ajo ka postuar në Instastory një foto, ku shihet një parashutë për çiftin Donald dhe Beatrix, duke theksuar se kjo është parashuta e dytë që nuk lejohet të fluturojë mbi shtëpinë e “Big Brother VIP”.

“Ju duam fansat nga Suedia, Donald & Beatrix” , është shkruar në dedikim, ndërsa te Story thuhet se është parashuta e dytë që ndalohet për çiftin.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button