Lajme

Zgjim Hyseni: Albin Kurti ka kërkuar që njerëzit që e kundërshtojnë, të mos jetojnë në Kosovë

Zgjim Hyseni i PSD’së thotë se në VV ka autoritarizëm dhe se ata që e kundërshtojnë liderin Albin Kurti, është kërkuar të mos jetojnë fare në Kosovë.

“Nuk ka shaka më të madhe sesa me thënë po iki prej autoritarizmit dhe po shkoj në Vetëvendosje. Nuk ka shaka më të madhe”, tha Hyseni duke komentuar largimin e Vjosa Osmanit nga LDK.

“Paramendoje ti situatën e njëjtë për mendimin e për një votim të tillë se çka kish me ndodh në Vetëvendosje’, pyet Hyseni.

“Albini ka kërkuar bile edhe mos me jetuar në Kosovë njerëzit që e kanë kundërshtuar, nëse bash do do me hy në këtë muhabet”, përfundoi Hyseni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button